Makina e nje polici eshte perfshire nga flaket gjate oreve te para te mengjesit te sotem.

Policia e Vlorës bën me dije se rreth orës 2:50 ka marrë një thirrje në sallën operative se makina e shtetasit Sh.N me funksion ndihmës/specialist zone në Komisariatin e Policisë Vlorë është përfshirë nga flakët poshtë pallatit ku ka qenë e parkuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor si edhe shërbimi zjarrfikës, ku këta të fundit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së flakëve të zjarrit në automjet.

Artikulli paraprakKONTRABANDË NAFTE NË PORTIN E DURRËSIT, 4 TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërSHKODRA ZGJOHET ME FLAMUJ KUQEZI