Makina tip ‘Land Rover’ me targa KO 9593 B në pronësi të Selman Braçellarit është shkrumbuar nga zjarri gjatë natës së djeshme në Maliq.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25 në fshatin Lozhan i ri të njësisë administrative Gore.
Burime zyrtare nga shërbimi i zjarrfikëses bënë me dije se makina ishte parkuar në një garazh prej dërrase, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes në fjalë.

Flakët janë shuar pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës.

Artikulli paraprakPRANGA 22-VJEÇARIT NGA PEJA, TENTOI TË KORRUPTOJË POLICIN
Artikulli tjetërITALIA DREJT ZGJEDHJEVE DERI NË FUND TË TETORIT: TRE DATA TË MUNDSHME