Digjet nënstacioni elektrik në Njësinë Administrative Krahës në Qesarat. Shkak është bërë një shkëndijë, që ka sjellë më pas përfshirjen nga flakët dhe djegien totale.
Bëhet fjalë për djegien e transformatorit dhe tre fidrave që furnizojnë 1500 abonentë në Qesarat.
Pas lajmërimit ka mbërritur zjarrfikësja për të shuar flakët, ndërsa nuk ka banesa dhe biznese pranë që mund të rrezikohen.