Digjet një shtëpi në Tiranë, humb jetën i moshuari
Një i moshuar ka humbur jetën gjatë natës në Tiranë në një banesë në rrugën “Niko Avrami”. Burri me iniciale I.Z. ishte 94 vjeç dhe duket se ka tentuar të ngrohej duke djegur kartonë. Flakët që kanë dalë jashtë kontrollit dhe pamundësia fizike kanë bërë që ai të humbë jetën. Policia ka nisur hetimet dhe paraprakisht tha se I.Z. ishte asfiksuar.