Një makinë është djegur pjesërisht në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vojo Kushi” rreth orës 1:30 të mëngjesit, orë kur policia vendore e Shkodrës sipas njoftimit të saj është njoftuar për këtë ngjarje të ndodhur.

Mjeti tip Ford me targë AA 368 RA ka qenë i parkuar në anë të rrugës kur persona end të paidentifikuar e kanë spërkatur me lëndë djegëse dhe më pas i kanë vënë flakën për ta djegur.

Sipas burimeve makinë në fjalë është në pronësisë të shtetases Arjana Lushaj, banuese në fshatin Stajkë të bashkisë Vau Dejës ndërsa prej disa kohësh jetonte në një pallat në lagjen “Vojo Kushi”

. Shtetasja Arjana Lushaj është marrë në pyetje nga policia dhe ajo në deklaratat e para pretendon se ngjarja është e qëllimshme.

Sipas saj persona që ende nuk i di se kush janë i kanë vënë flakën makinës së saj me qëllimin për t’i dhënë një mesazh kërcënues.

Kjo ngjarje sipas pronares së makinës mund të ketë lidhje me biznesin ku ajo është e përfshirë, një lokal dhe baste sportive në afërsi të bustit të Prekë Calit.

Për policinë pronarja e mjetit ka dhënë disa versione sa i përket arsyeve të djegues së makinës së saj por pa përmendur emra konkret personash ku ajo mund të dyshojë.

Në këtë mënyrë policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre. Pas vënies së flakës me benzinë është njoftuar reparti zjarrëfikës dhe policia e Shkodrës.

Zjarrëfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve tek makina e djegur pjesërisht me benzinë.

Zjarrëfikësit po punojnë për sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit ndërsa policia për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, NË 3 VITE 8 MIJË NXËNËS MË PAK NË SHKOLLA
Artikulli tjetërGURORJA NË DOMEN, DËGJESË PUBLIKE NË BASHKI