Më shumë se 400 persona janë evakuuar në ishullin portugez të Madeira-s, pasi zjarret kanë shkatërruar ndërtesat në afërsi të kryeqytetit, Funchal.
Presidenti i vendit Miguel Albuquerque, tha se një person kishte pësuar djegie të rënda dhe shumë të tjerë kanë nevojë për trajtim për shkak të efekteve të tymit. Të paktën 27 shtëpi janë shkatërruar në ishullin më popullor. Tymi i nxitur nga erërat e forta ka ndërprerë edhe fluturimet në aeroport. Presidenti tha për gazetarët se zjarri tashmë është nën kontroll dhe temperaturat e ulta të parashikuara për të mërkurën, do të ndihmojnë për të lehtësuar situatën. Një qendër tregtare dhe një spital ishin në mesin e ndërtesave të evakuuar, citojnë mediat e huaja. Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar flakët, por terreni mbetet i vështirë për shkak të pyllit të dendur dhe zonave të pjerrëta. Madeira ka përjetuar temperaturat e larta verore . Portugalia kohët e fundit është prekur shumë nga zjarret. Shtatë zjarre të mëdha, shumica në veri të vendit kanë rënë të martën në mbrëmje.