Përfshihet nga flakët Audi Q-7 në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, në lagjen Çlirimi.

Mjeti i parkuar tip “Audi Q-7” me targë TR 6464 M, në pronësi të shtetasit A.B, 46 vjeç, banues në këtë lagje është përfshirë nga flakët.

Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit që bënë të mundur lokalizimin e zjarrit dhe fikjen e tij.Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi zjarri dyshohet i qëllimshëm.

Materialet do ti kalojnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal

Artikulli paraprakMERR FLAKË KABINA ELEKTRIKE,BANORET PA ENERGJI ELEKTRIKE
Artikulli tjetërSHQIPTARI PLAGOSI ME KAÇAVIDË NJË GRUA DHE U ARRATIS