Flakët e zjarrit shkrumbuan një banesë në lagjen “3 Heronjtë” në qytetin e Shkodrës.
Në momentin kur kjo shtëpi është përfshirë nga flakët në banesë ndodhej Gjovalin Ndoja, pronari i shtëpisë i cili jeton i vetëm.

I moshuari ka arritur që të dalë me shpejtësi duke i shpëtuar djegies brenda banesës ndërsa mësohet se ka pësuar disa dëmtime të lehta. Menjëherë shtetasi Gjovalin Ndoja është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës duke marrë ndihmën e parë dhe aktualisht ndodhet në një gjendje të mirë shëndetësore. Pas flakëve që përfshinë banesën e tij, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrëfikëse duke ndërhyrë për shuarjen e këtij zjarri.

Janë ende të paqarta arsyet që çuan në djegien e kësaj banese por nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri erdhi si shkak i një shkëndije elektrike.

Komshinjtë e shtetasit Gjovalin Ndoja që iu dogj shtëpia kanë dëgjuar një krismë dhe më pas kanë parë flakët që përfshin këtë banesë. Ndihmuar edhe nga era flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur pjesën më të madhe të shtëpisë. Të moshuarit që jetojnë vetëm në Shkodër janë shtuar ndjeshëm e po ashtu edhe rreziku për t’u përballur me të tilla ngjarje të cilat në disa raste kanë rezultuar edhe fatale.

Artikulli paraprakPAGAT, DEBATE NË KËSHILLIN BASHKIAK LEZHË
Artikulli tjetërPROJEKTI “GREEN WATERS ADVENTURE”