Brenda këtij viti, lexuesit në Lezhë do të kenë mundësi te kenë akses dhe online në biblioteken “Gjergj Fishta” në Lezhë.Kjo do të arrihet përmes digjitalizimit të shërbimeve të këtij institucioni, objektiv i cili ka nisur të realizohet përmes një projekti.Diçka e tillë behet e ditur nga Përgjegjësi i Bibliotekes “Gjergj Fishta”, Albert Çuko, sipas të cilit diçka e tillë do të sjellë shërbim më efikas për lexuesit.
Biblioteka “Gjergj Fishta” ka një fond të pasur librash ku numerohen rreth 38 mijë tituj dhe 100 mijë ekzemplar, ndërsa numri i lexuesve po vjen gjithnjë në rritje gjatë muajve të fundit.