Pas investimit prej 26 milionë lekësh të akorduar për rikonstruktimin e arkivës së Bashkisë Shkodër, fond me të cilin janë bërë ndërhyrje në të gjithë ambientin e brendshëm duke përfshirë sistemin ndriçues dhe aspirimin për ruajtjen e materialeve të arkivuara, tashmë prej 2 muajsh ka nisur edhe digjitalizimi e të gjitha dokumenteve.

Procesi ka nisur fillimisht me vitin 2016, ndërsa synohet krijimi i një arkive elektronike për gjetjen e të gjithë dokumentacionit në një kohë të reduktuar. Nevoja për rikonstruktimin e arkivës së Bashkisë Shkodër lindi që pas zgjedhjeve të 2015-s, ku një numër i madh dokumentesh nga ish-komunat u depozituan në këtë arkivë.

Fondi për rikonstruktimin u miratua nga Këshilli Bashkiak gjatë muajit dhjetor të 2015-s, ndërsa puna në ambientet e reja nisi gjatë muajit shtator të vitit të kaluar. Pasi procesi i digjitalizimit të përfundojë plotësisht, tërheqja e dokumenteve do të jetë akoma më e thjeshtë për të gjithë qytetarët. Duhet thënë se në arkivën e Bashkisë Shkodër janë ruajtur të gjitha dokumentet e njësive vendore, që nga listë-pagesat, tenderat dhe investimet e bëra ndër vite.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR GATI PËR SEZONIN TURISTIK
Artikulli tjetër10 KRYEPLEQË E ADMINISTRATORË TË PROCEDUAR E ARRESTUAR