Prej rreth 10 vitesh në Bibliotekën “Marin Barleti” ka nisur procesi I digjitalizimit të librave që kanë në dispozicion. Maxhid Cungu drejtor I Biblotekës tregon se në këtë proces janë përfshirë fillimisht librat antikuaret dhe periodikët e vjetër por nga ana tjetër puna ka vijuar edhe me libra të tjerë.
Duhet theksuar se aksesi bëhet më I thjeshtë për lexuesit më anë të këtij procesi. E njëkohësisht ky digjitalizim ndihmon edhe në parandalimin e dëmtimeve fizike të librave gjatë përdorimit të tyre.
Deri tani në bibliotekën “Marin Barleti” janë digjitalizuar mbi 70 mijë faqe ndërsa proçesi vijon pa u ndalur. Të gjithë lexuesit mund të vizitojnë faqen zyrtare të Bibliotekës “Marin Barleti” për të gjetur librat që ata dëshirojnë ti lexojnë online.