Punonjësit e shërbimeve sociale në njësitë administrative të qarkut të Shkodrës janë përfshirë në një faze 3-ditore trajnimi të organizuar nga Shërbimi Social shtetëror.
Drejtoria Rajonale në Shkodër synon që përmes trajnimit të punonjësve të bëjë monitorimin e shërbimeve sociale në çdo bashki. Trajnimi u sugjeron punonjësve që çdo detaj të punës së tyre ta shënojnë në regjistrin elektronik. Ky është trajnimi i dytë i këtij lloji të organizuar nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social në Shkodër. Kohë më parë, të gjithë punonjësit në rang qarku janë trajnuar edhe për zbatimin e skemës së re të ndihmës ekonomike.