Pesë dijebërëset e fundit të xhubletës demostruan një pjesë të prodhimit të saj përpara të rinjve dhe të pranishmëve të tjerë në aktivitetin për Javën e Europës që këtë vit fokusin e kishte pikërisht tek Xhubleta. Gratë e Dukagjinit dhe Malësisë së Madhe tregojnë se prodhimi i xhubletës është i vështirë ndaj shtetit duhet që t’i ndihmojë.

Nxënëset e shkollës profesionale “Hamdi Bushati” të cilat po studiojnë për xhubletën tregojnë se ndjehen mirë që e kanë veshur për herë të pare.

Që prej vitit 2022 Xhubleta është pranuar nga UNESCO si pjesë e pasurisë botërore. Xhubleta me dije bërjen e saj, është një dukuri e rrallë shqiptare mbi 4000-vjeçare.

Artikulli paraprakJAVA E EUROPËS NË SHKODËR ME XHUBLETËN
Artikulli tjetërRAMA: DO TRANSFORMOJMË MUZEUN E KRIMEVE TË KOMUNIZMIT, DO KTHEHET NË DESTINACION KYÇ PËR TURISTËT POR EDHE NXËNËSIT SHQIPTARË