Myftinia Shkodër ka nisur organizimin e aktiviteteve të ndryshme në kuadër të 16 nëntorit 1990, ditës kur u thërrit Ezani dhe u fal xhumaja e parë në xhaminë e Plumbit. Në kuadër të kësaj dite, I ftuar në një ligjeratë me besimtarët muslimanë ishte dijetari I njohur islam, Salahudin Keftaro. Myftiu I Shkodrës imam Muhamed Sytari përmedi rëndësinë e kësaj dite ndërsa tha se besimin në Zot nuk mund ta shuajë asnjë politikë.

Dijetari I madh islam Salahudin Keftaro, teksa përcolli mesazhin e bashkëjetetësës fetare në Shqipëri, një vend që bën ndryshimin në të gjithë botën tha se muslimanët në ditët e sotme vuajnë, jo nga mungesa e besimit, por nga akuzat dhe paragjykimet e pavend mbi terrorizmin, ekremizmin dhe fanatizmin.

Gjatë ligjeratës me besimtarët musliman, dijetari Keftaro dha mesazhe të shumta mbi ruajtjen e fesë dhe besimit në Zot.

 

Artikulli paraprakMETA MESAZH QYTETARËVE PAK ORË PARA PROTESTËS: SHQIPËRIA U PËRKET TË RINJVE DHE NE DO TA BËJMË KËTË REALITET!
Artikulli tjetërLEZHË, BASHKEJETESË ME TË VDEKURIT NË LAGJEN “NËNË TEREZA”