Dinamo e Tiranës është kthyer në Kategorinë Superiore pas 9 vitesh dhe e nisi sezonin në mënyrë e duhur. Nëndetësja fitoi 2-0 në transfertë kundër Kastriotit, në javën e parë të kampionatit shqiptar. Në fakt, ndeshja u luajt në kamëz.

Bluve të kryeqytetit u kanë mjaftuar vetëm 36 sekonda për të gjetur golin e avantazhit me Chinedu. Nigeriani ishte protagonist edhe në minutën e 21-të, teksa realizuar edhe golin e dytë për skuadrën e drejtuar nga Bledi Shkëmbi. Edhe pse kishte shumë minuta deri në përfundim, krutanët nuk arritën për asnjë moment të futeshin në lojë.

Edhe Kukësi merr pikët e plota në ndeshjen e parë. Verilindorët fituan 3-1 në Rrogozhinë përballë skuadrës debutuese të Egnatias. Daci dhe Peposhi shënuan në pjesën e parë për miqtë, ndërsa në të dytën Telushi ngushtoi shifrat për Egnatin në minutën e 90-të.

Gjithsesi, Milunovic në të 94’ shënon golin e tretë për Kukësin, duke shuar çdo shpresë të vendasve për një pikë. Debutim me fitore për trajnerin Longo të Kukësit.

Artikulli paraprakTË DEHUR NË TIMON DHE ME SHPEJTËSI “SKËTERRË”, POLICIA NDËSHKON SHOFERËT E “PABINDUR”: 14 TË ARRESTUAR, PEZULLOHEN 52 LEJE DREJTIMI DHE VENDOSEN MIJËRA GJOBA (VIDEO)
Artikulli tjetërCOVID-19 NË KOSOVË, 23 VIKTIMA DHE 424 TË INFEKTUAR GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT