Emocione dhe gola në “Loro Boriçi”. Dinamo arriti të triumfojë me rezultatin 3-2 përballë Vllaznisë, në ndeshjen e javës së 16-të të Superiores. Pa u mbushur gjysmë ore lojë, Zabërgja zhbllokoi sfidën me një gjuajtje të pakapshme. Kur pritej reagimi i skuadrës shkodrane, dinamovitët godasin përsëri dhe këtë herë është Nani që tund rrjetën. 2-0 për Dinamon, rezultat që mbylli edhe pjesën e parë. Në pjesën e dytë, Dinamo shënon përsëri dhe është sërish Nani që e dërgon rezultatin në 0-3 në minutën e 53-të. Vllaznia zgjohet shumë vonë, teksa në minutën e 88-të Çoba shënon për skuadrën e tij, ndërsa Spahija pas dy minutash ngjall shpresat për kuqeblutë, duke e dërguar rezultatin në 2-3. Megjithatë, në minutat e pakta të mbetura nuk ndodh asgjë më shumë, me Dinamon që i gëzohet fitores me Vllazninë në “Loro Boriçi”. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç ishte i pakënaqur me humbjen e skuadrës së tij, teksa bëri të qartë se do të ketë ndryshime në të ardhmen.
Nga ana tjetër, trajneri i Dinamos, Ilir Daja tha se ishte një ndeshje perfekte deri në minutat e fundit nga ekipi i tij.
Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në vendin e dytë me 27-pikë, ndërsa Vllaznia bie në vendin e katërt me 25-pikë.