Në prag të ndeshjes me Dinamon që luhet jashtë fushë, trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç thotë se skuadra e tij kërkon një tjetër fitore në kampionat për të ruajtur ecurinë e rezultateve të deritanishme ku shkodranët ndodhen në krye të klasifikimit.
Fakti që tri ndeshje do luhen jashtë fushe derisa bari i “Loro Boriçit” të jetë i gatshëm bën që tekniku Brdariç dhe gjithë ekipit t’i mungojë stadiumi i shtëpisë së tyre.