Edhe pse kanë shumë probleme tokat e shqiptarëve në Malin e Zi janë të paprekshme.

Ky është mendimi i ambasadorit të Malit të Zi në Shqipëri Ferhat Dinosha sipas të cilit në rast të pengesave të mundshme, çdo kush, edhe shqiptarët mund ta kërkojnë të drejtën e tyre përmes ligjit duke hedhur poshte idenë e asimilit të pronave të shqiptarëve në shtetin malazez. Sa i përket edhe pretendimeve për gjuhën shqipe në Malin e Zi, ambasadori Dinosha thotë se është zyrtare gjuha shqipe dhe nuk e sheh si një problem. Aktualisht ka vetëm një fakultet në gjuhën shqipe në universitetin shtetëror të Malit të Zi por diplomati Dinosha thotë se shumë shpejt do të zgjerohet edhe me të tjerë fakutete në shqip. Pavarësisht se gjuha shqipe është zyrtare në Malin e Zi apo prezenca e një fakulteti në shqip sërish në shtetin fqinj ka probleme kryesisht jashtë kryeqytetit Podgoricë por në qytete më të vogla.

Artikulli paraprakTJETËR SHPËRTHIM NË TURQI, REGJISTROHEN DHJETËRA TË LËNDUAR
Artikulli tjetërFORMULARI A1 DHE A1Z MBËRRIN EDHE NË MALËSINE E MADHE