“Me një modul të ri si pjesë e Podgoricës, komuna shqiptare e Tuzit pritet që të marrë statusin si e plotë”.

Ambasadori i Malit të Zi në Tiranë Ferhat Dinosha bën të ditur një gjë të tillë dhe se komuna e Tuzit ka gati një plan për të qenë e plotë por sërish si pjesë e kryeqytetit Podgoricës. Shumë shpejt pritet që Tuzi të marrë statusin si komunë e plotë thotë ambasadori Dinosha.Sa i përket pozitës së shqiptarëve në Malin e Zi është përmirësuar thotë Dinosha. Një mendim tjetër ka kryetari i Lidhjes Demokratike për malësinë e Tuzit Nikollë Camaj i cili para një muaji tha se Tuzi e humbi mundësinë për të qenë komunë e pavarur kur në fund të vitit të kaluar Mali i Zi votoi ligjin për organizimin territorial ku Tuzi mbeti i pa shkëputur nga Podgorica.

Artikulli paraprakPS SHKODËR, BËHEN TË DITUR EMRAT E FITUESVE TË DELEGATËVE
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, VOTOHET NORMALISHT PËR DELEGATËT E PS