Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, u takua sot me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.
Gjatë takimit, Ambasadorja rikonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në përpjekjet e tyre për të luftuar kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Më herët Yuri Kim ndaloi në Prokurorinë e Përgjithshme ku zhvilloi një takim me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e KLP-së Gent Ibrahimi.
Në fokus të diskutimeve mes tyre mendohet të jetë reforma në drejtësi, një investim ky i qeverisë amerikane, si dhe ecuria e organeve të reja të drejtësisë.