Shkolla e mesme “28 Nëntori” zhvilloi ceremoninë e diplomimit teksa 187 maturantë i dhanë lamtumirën bankave duke u përgatitur për universitet. Drejtorja e shkollës “28 Nëntori” Albana Bushati tregoi arritjet e larta të kësaj shkolle në provimet e maturës mes të cilave edhe katër Medalje të Arta.

Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër Brisela Kadia u shpreh se maturantët e shkollës “28 Nëntori” do jenë një krenari në të ardhmen për Shkodrën.

Për maturantët më të mirë u shpërndanë edhe disa certifikata mirënjohjeje. Shkolla “28 Nëntori” hapi dyert në vitin 1922 duke qenë prej asaj kohe dhe deri më sot një prej shkollave më të mira në vend. Vitin e kaluar ky gjimnaz mori titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti. Në fund të ceremonisë së diplomimit maturantët festuan përfundimin e tre viteve.

Artikulli paraprakSINDIKATA PËR REKTOREN: DËMTOI UNIVERSITETIN
Artikulli tjetërAKSIDENT ME VDEKJE NË RRUGËN E KOMBIT