Kolegji “Hasan Riza Pasha” ka zhvilluar në teatrin Migjeni ceremoninë e diplomimit të maturës së 15 të cilët përmbyllën më sukses këtë vit akademik.
Kënaqësinë e aktivitetit në fjalë e përcolli fjala përshëndetëse e drejtorit të këtij kolegji. Ahmet Yilmaz, i cili mjaft i gëzuar dhe krenar për nxënësit e shkollës së tij shprehu urimin e përzemërt.
“Kjo është matura e 15 që kemi në shkollën tonë. të gjithë kanë kaluar një jetë edukuese dhe argëtuese. këta studentë kanë shkuar në vende të veçanta dhe të bukura.
Shpresoj që nxënësit të kenë suksese të mëtejshme. ju uroj veçanërisht suksese në provimet e maturës.”
Aktiviteti dhuroi mjaft emocione jo vetëm për maturantët që ishin kryefjala e këtij eventi por dhe për të pranishmit e ftuar në sallë, përfshirë këtu mësues, prindër, nxënës të klasave të ndryshme, familjarë etj.
Nuk munguan prezantimi nga fusha e poezisë, e cila transmeton ndjenje tek te pranishmit dhe kjo përmes talentit të spikatur të nxënësit të klasës së i cili bëri për vete publikun prezent në sallë me emocionet e rralla që transmetoi.