Dhjetë studentët më të mirë janë diplomuar këtë të enjte në shkollën artistike “Prenk Jakova”. Ata janë më të mirët, të cilët pritet të ndjekin edhe në vazhdim ëndërrën e artit.

Për drejtorin e këtij institucioni, Anton Kaftalli, ky është finalizimi i një pune të madhe, 12 vjeçare, për të vijuar në Fakultetin e Arteve.

Edhe pse arti është i vështirë, sidomos në kohët e sotme, Kaftalli thotë se nuk kanë munguar asnjëherë prurjet në klasat e para, gjashta dhe më gjerë.

Pjesë e këtij diplomimi u bënë edhe prindërit e nxënësve. Ndërsa vetë nxënësit luajtën pjesë të ndryshme, për të përmbyllur kështu një cilët të shkollimit të tyre. Violinë, pjano dhe instrumente të tjera.

Shkolla artistike “Prenkë Jakova” vijon të nxjerr talente në fushat e artit.

Artikulli paraprakLEZHË, ARRESTOHET 38-VJEÇARI ME DY EMRA
Artikulli tjetërGRUPI “NO LONGER MUSIC” PERFORMON NË SHKODËR