Diplomohen magjistratët,Lu: S’ka më prokurorë e gjyqtarë të korruptuar

Është zhvilluar sot ceremonia e diplomimit të magjistratëve të rinj në ambientet e Sheratonit. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ambasadori amerikan në Tiranë, Donlad Lu, Kryeprokuri Adriatik Llala dhe Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Lu në fjalën e tij është shprehur se koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ka përfunduar. Sipas ambasadorit Lu brezi i ri duhet të lerë gjurmë. Lu ka bërë thirrje që të zbatohet reforma sepse në këtë mënyrë mund tu tregohet njerëzve respekti për ta. “Tregoni se mund të bëni drejtësi pa para, pa ndikim politik dhe frikë nga kriminelët e rrezikshëm”, është shprehur ambasadori.

Artikulli paraprakMARINA SHQIPTARE I BASHKOHET NATO-S,KODHELI:DERGOJME TRUPA NE EGJE
Artikulli tjetër“NE BURG PERJETE”,MARJAN RROKU KERKON LIRINE NE GJYKATE