Pas finalizimit me sukses të katër viteve studime në muzikë, shkolla artistike “Prenkë Jakova”, ka ka diplomuar edhe studentët e talentuar të figurativit.
Një grup jo I vogël studentësh kanë përfunduar me sukses studimet në pikturë, skulpturë dhe tekstil, ndërsa përmes një program të veçantë u bë e mundur përmbyllja me sukses e katër viteve studimi në ciklin e mesëm.
Për zyshën e pikturës, Ila Gjinaj, kjo është një përmbyllje e suksesshme e këtij cikli.
Për drejtorin Anton Kaftalli dhe nën/drejtoren Lindita Cungu, ky finalizim është një festë më vete, ndërsa premtuese mbetet e ardhmja e tyre, pasi sot janë mundësitë për të ndjekur ëndrrat. Dy fakultete artesh presin talente të reja.
Pjesë e gjithë atmosferës festive ishte edhe një sfilatë mjaft interesante e vajzave që kanë punuar veshjet e tyre në tekstil.
Në këtë mënyrë përmbyllet edhe një tjetër vit i suksesshëm shkollor, me talente të mira të muzikës dhe artit figurativ.