Fakulteti i ekonomisë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” zhvilloi ceremoninë e diplomimit të rreth 170 studentëve që përfunduan studimet në bachelor dhe master shkencor e profesional. Dekania e këtij fakulteti Blerta Dragusha përveç urimeve i bëri thirrje të rinjve që të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.

Rudin Beka i cili përpara se të merrte detyrën e nënkryetarit të bashkisë Shkodër ishte pedagog i fakultetit ekonomik mes emocionesh uroi studentët bashkë me pedagogen Kleida Heta.

Disa prej studentëve që përfunduan studimet me rezultate të larta shprehen se fakulteti ekonomik në Shkodër është një mundësi e mirë për çdo të ri.

Fakulteti i ekonomisë në universitetin e Shkodrës vijon që të prodhojë studentë të cilët më pas kontribuojnë në institucione të ndryshme shtetërore dhe private por edhe në kompani të huaja jashtë Shqipërisë.

Artikulli paraprakGAZULLI: 23 REZIDENT NË SHTËPIA E FEMIJËS
Artikulli tjetërMBYLLET FESTIVALI I KËNGËS PËR FËMIJË