Dhëmbët e shëndetshëm janë një ndër synime tona kryesore, për këtë është e rëndësishme që për to jo vetëm të kujdesemi përmes larjes, por dhe të shmangim disa vese që kanë një ndikim negativ në shëndetin e tyre.

 

Shpesh ne bëjmë shumë veprime të cilat janë të dëmshëm dhe mund të dëmtojnë ato. Nëse doni dhëmbë të shëndetshëm është e rëndësishme që ju të eleminoni disa vese kryesore si;

Përdorimi i dhëmbëve në vend të gërshërëve
Shumica i përdorin dhëmbët e tyre për prerjen e një pjese të ngjitëses, hapjen e çokoladës, prerjen e perit…Edhe nëse keni fat të mos bëni ndonjë dëmtim të dukshëm të dhëmbit, veprimet e tilla mund të shkaktojnë plasaritje miniature të sipërfaqes dhe majeve të dhëmbëve.

Pastrimi i dhëmbëve duke përdorur shumë force
Ndoshta do të mendoni se pastrimi i dhëmbëve duke përdorur më tepër forcë do të sjellë në pastrimin e tyre më të mirë, por e vërteta është se forca vetëm mund t’i dëmtojë ato. Përveç pastrimit me forcë, edhe përdorimi i brushës me fije të forta dëmton zmaltin e dhëmbëve, dëmton mishin e dhëmbëve dhe rrit ndjeshmërinë e dhëmbëve.

Kafshimi i akullit, thonjëve ose karamelave të forta
Kafshimi i akullit shkakton dhembje të dhëmbëve dhe ka arsye për këtë. Dhembja duhet të ju tërheq vëmendjen se po bëni dicka të dëmshme, gjegjësisht se po i lëndoni dhëmbët. Shtypje të cilën e përdorni për të kafshuar diçka të fortë e dëmnton shtresën e jashtme mbrojtëse të dhëmbëve, gjithashtu edhe sjell në thyerjen e pjesëve të vogla nga majet e dhëmbëve. Akullin nuk rekomandohet ta leni në gojë edhe për shkak të temperaturës ekstreme të ulët.

Thithja e limonit
Thithja e një cope të limonit nga njëra anë është e dobishme sepse ky frut është burim i jashtëzakonshëm i vitaminave, por nga ana tjetër, nëse përdoret rregullisht, është shumë i dëmshëm për dhëmbët. Aciditeti i limonit sjell në erozionin e zmaltit të dhëmbëve dhe si rezultati i kësaj, dëmtohet sipërfaqa e dhëmbëve. Rekomandohet që lëngjet nga limoni dhe portokalli të qëndrojnë sa më pak në gojën tuaj.

Pastrimi i dhëmbëve menjëherë para dhe pas ushqimit me aciditet të lartë
Asnjëherë nuk duhet t’i pastroni dhëmbët gjatë periudhës prej 30 minuta para dhe 30 minuta pas konsumimit të ushqimit me aciditet të lartë (verë, pemë, pije energjetike, xhus). Nëse i pastroni dhëmbët para ngrënies, ju e pastroni pështymën e cila e mbronë zmaltin nga acidet.Nga ana tjetër nëse i pastroni dhëmbët menjëherë pas konsumimit të ushqimit të tillë, mund t’i dëmtoni dhe ta rrisni ndjeshmërinë e tyre, sepse acidet e zbusin zmaltin e dhëmbëve.

Kafshimi i lapsit dhe stilolapsit
Derisa jeni futur në mendime gjatë punës, ose po mësoni, pa vetëdijen tuaj ju mund ta fusni lapsin ose stilolapsin në gojë. Nëse vëreni se keni zakon të tillë, keni kujdes dhe largojeni këtë zakon, sepse kjo mund të shkaktojë dëmtimin e zmaltit të dhëmbëve, thyerje dhe krisje të dhëmbëve.Ju duhet motivim për të harruar këtë zakon? Vetëm mendojeni se sa bakterie ka mbi sipërfaqen e objektit të cilin e keni vendosu në gojë.

Thithja e gishtit të madh
Thithja e gishtit të madh është zakon i keq nga shumë aspekte, por nga ajo më tepër vuajnë dhëmbët. Ky zakon ka ndikim më të madh nëse thithja vazhdon edhe pas paraqitjes së dhëmbëve të “përhershëm”, sepse sjell në ndryshim të strukturës së dhëmbëve, e ndërkohë mund ta ndryshojë edhe pamjen e nofullës.

 

Kërcitja me dhëmbë (bashkimi i dhëmbeve dhe lëvizja e tyre)
Kjo mund të shkaktojë “harxhimin” e dhëmbëve, ndjeshmëri të madhe, thyerje por edhe rënie të dhëmbëve. Përveç kësaj, ky zakon i pavetëdijshëm mund të shkaktojë kokëdhembje, dhembje në veshë dhe në gjithë nofullën. Zakonisht si arsye për këtë është stresi, depresioni dhe anksioziteti.

Artikulli paraprakSI TE DUKENI ME TE REJA , DISA SEKRETE BAZE
Artikulli tjetër70 VJETORI I FITORES NDAJ NAZIZMIT, PUTIN LËSHON AKUZA