Italia eksperimentale e Mancinit pësoi një disfatë jo pak të rëndë ndaj Francës, edhe pse në miqësore. Le Bleus në fushën e tyre fituan 3-1. Francezët treguan dhëmbët në prag të Botërorit të Rusisë, duke shkarkuar thuajse të gjithë potencialin e tyre në stadiumin e Nicës.

Golin e parë e gjetën shumë shpejt që në minutën e ‘8 me Umtiti. Në mesin e pjesës së dytë, francezët fituan një 11-metërsh, që u kthye në gol nga Antoine Griezmann.

Pjesa e parë e takimit u mbull 2-1 pasi për Italinë e Mancinit shënoi Bonucci. Një top i nisur nga goditja e dënimit nga Balotelli nuk u kontrollua në mënyrën e duhur nga portieri francez dhe Bonucci përfitoi.

Pjesa e dytë ishte sërish e dominuar nga të zotët e shtëpisë. Pas një traverse, Demnbele shënoi golin e tretë.

Megjithëse në humbje, një ndër lojtarët më të mirë ishte pikërisht Mario Balotelli, i cili u vlerësuar si një nga më të mirët e sulmit të Italisë. Mbi të gjitha ai është vlerësuar për lojën që bëri për skuadrën në këtë ndeshje, ku shumica e futbollistëve të Italisë janë vlerësuar me notat më të ulëta.

Artikulli paraprakLIVING – TAMARA
Artikulli tjetërRAMA PUBLIKON ARTIKULLIN E REVISTËS GJERMANE: MREKULLITË E VIJËS BREGDETARE TË SHQIPËRISË