“Në fushë vura re një ekip të mirë me shumë grintë. Por fatkeqësisht ky është futbolli: patëm 50% mundësi të fitonim dhe të njëjtën mundësi për të humbur.”
Ky është komenti i hidhur i presidentit të Inter Erick Thohir nga Indonezia pas disfatës 1-0 ndaj Sassuolo. Me pas, Thohir i jep kurajo zikaltërve: “Sassuolo pati më shumë fat se ne por luajti mirë. Duhet të ruajmë qetësinë, duhen dhe 19 ndeshje der në përfundim të kampionatit. Mos të harrojmë që objektivi ynë mbetet zona Chamionps League.” Më pas presidenti zikaltër vijon me një batutë mbi merkaton: “Deri në fund të janarit gjithçka mund të ndodhë. Më e rëndësishmja që duhet të bëjnë administrimi është të sjellë lojtarë idealë për ekipin tonë.”