Laçi pësoi disfatë 2-1 në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Vllazninë, duke u mjaftuar vetëm me prezencën në Air Albania.
Trajneri i kurbinasve foli për gol pas Goli pas takimit të Air Albania, ku nuk kurseu kritikat.
“Pavarësisht çdo gjëje, primare është fitimi i Kupës. Kemi qenë më kërkues se Vllaznia. Sigurisht që janë finalet që vendosen nga episode të veçanta. Goli në shtesa ishte një goditje e mirë e Adilit, por ishte edhe një mospërqendrim i portierit. Ai gol vendosi ndeshjen. Si lojë, kam mendimin që skuadra dha maksimumin. Por finalet janë të tilla që s’duhet të gabosh. Më ngeli pishman ai goli i dytë, sepse e shikoja Vllazninë që edhe në shtesa, edhe në pjesën e dytë, nuk e kishte rrezikshmërinë ndaj nesh” – Tha ai.