Kur kanë mbetur edhe pak javë nga përfundimi i Kampionati shqiptar dhe Partizani po është shpallur pothuajse kampion, “Të kuqtë” kanë marrë një “shuplakë” të fortë nga Komisioni i Disiplinës.

Për shkak të protestave ndaj arbitrit, trajneri Skënder Gega është dënuar me dy ndeshje pezullim. Gjithashtu, nga Partizani për po të njëjtën motiv, është dënuar me 4 ndeshje .

Nuk i ka shpëtuar Komisionit të Disiplinës as Tirana që po lufton për mbijetesë. Ajo është gjobitur më 100 mijë lekë gjobë për shkak të sjelljeve të gabuara të tifozëve

Vendimet e plota
1. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

2. Lojtari i KF “Partizani”, Bruno Telushi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

3. Zyrtari i KF “Partizani”, Skënder Gega, për protesta ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

4. KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

5. Zyrtari i KF “Erzeni”,Altion Keçi , për ndërprerje të përkohëshme të lojës duke tërhequr ekipin, në bazë të Nenit 49/3 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/a të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.

6. Lojtari i KF “Erzeni”, Ermal Vathi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtareve të ndeshjes ,në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

7. Zyrtari i KF “Burreli”, Elvis Muca ,për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

8. Zyrtari i KF “Vora”, Gazmend Fucia, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

9. Zyrtari i KF “Vora”, Bledar Mala, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

10. Zyrtari i KF “Shkumbini”, Arjanit Ballhysa,për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

11. Lojtari i KF “Shkumbini”, Alban Bizhyti ,për sjellje jo sportive ndaj zyrtareve të ndeshjes ,në bazë të Nenit 49/1 /a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

12. Lojtari i KF “Maliqi”, Stavioldi Treni ,për sjellje jo sportive ndaj zyrtareve të ndeshjes ,në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

13. KF “Korabi” U-19, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Spartaku” U-19, në bazë t Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavoline me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.

Në aplikim të Nenit 40/1 të KDS dhe Nenit 86/2/e dhe 86/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, KF “Korabi” U-19, është përsëritës i shkeljes e mësipërme, për këtë arsye dënohet me përjashtimin nga aktiviteti për këtë sezon futbollistik dhe zbritjen e një kategorie më të ulët.

14. Lojtari i KF “Kukësi” U-19, Aurel Sokoli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe ndaj kundërshtarit,në bazë te Nenit 49/1/a dhe 48/1/d të KDS,dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

15. KF “Bylis” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Butrinti” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

16. KF “Vlora” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Republica” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

17. Zyrtari i KF “Vllaznia” U-17, Brikeno Bizi ,për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

18. KS “Luftëtari” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Elbasani” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.

19. Lojtari i KF “Termi” U-17 ,Sergent Llukovi , për dhunë ndaj kundërshtarit të ndeshjes dhe për inicim të dhunës, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 7(shtatë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

20. Lojtari i KF “Shkëndija B.T” U-17 ,Damiano Braho, për dhunë ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

21. KF “Burreli” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Spartaku” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

22. Lojtari i KF “Divjaka”, Gerist Malko, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

23. Lojtari i KF “Mirdita”, Elton Marku, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

24. Çeljen e hetimit disiplinor për incidentin midis lojtarit të FC “Flamurtari”, Idriz Batha dhe lojtarit të KF “Skënderbeu”, Marko Radas.

Artikulli paraprakLEZHË, BIE NË KONTAKT ME ENERGJINË ELEKTRIKE, HUMB JETËN PESHKATARI
Artikulli tjetërI DËNUARI NË FUSHË-KRUJË, I VENDOS FLAKËN QELISË