Ditën e sotme do të mbahet në Bruksel Samiti për Ballkanin perëndimor. Përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor të drejtuar nga Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli do të flasin lidhur me perspektivën europiane të vendeve të tyre.

Mësohet se në axhendën e këtij samiti ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian si dhe diskutimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në këtë samit do të marrin pjesë përfaqësuesit e Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

Artikulli paraprakVRANËSIRA DHE FTOHTË, SI DO TË JETË MOTI PËRGJATË DITËS SË SOTME
Artikulli tjetërVLORA, BERATI DHE TIRANA, QARQET ME NUMRIN MË TË LARTË TË ABORTEVE