Projekti qe po zbatohet ne aksin turistik Shkoder -Velipoje, paraqet disa problematika, te deklaruara publikisht nga kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi dhe N/kryetari Arben Gjuraj gajte mbledhjes se shtabit te emergjencave civile, te cilat iu bene prezente zv kryeministres Senida Mesi.
I pyetur mbi kete teme drejtori i i ARRSH Afrim Qendro tha se ne Bashkine Shkoder eshte mbajtur konsultimi mbi projektin dhe ka dhene dakordesine e saj .
Sa i takon rrezikut te permbytjeve dhe shpronesimit te kerkuar te banoreve te Berdices ai tha qe ky investim permbush te gjitha kerkesat teknike por edhe sociale te banoreve qe preken nga ky investim publik. Nderkaq ne aksin Shkoder -Velipoje punohet cdo dite ne menyre qe aks qe te dergon ne zonen bregdetare te Velipojes te jete i perfunduar para nisjes se sezonit turistik veror.