Në Shkodër ka nisur cikli I diskutimeve “Në gjurmët franceze në Shkodër”. Në këtë takim të parë ishte I ftuar shkrimtari, gazetari dhe diplomati Luan Rama I cili foli për lidhjet e Shkodrës me Francën.
Dhurata Hoxha, drejtuese e Aleancës Franceze në Shkodër dha më tepër detaje në lidhje me ciklin e studimeve ndërsa vlerësoi prezencën e shkrimtarit Luan Rama në Shkodër.
Në këtë takim morën pjesë studentë dhe nxënës të gjimnazeve në Shkodër ndërsa u diskutua mbi lidhjet e konsujve francez në periudha të ndryshme dhe përshtypjet që ato kanë lënë për këtë qytet në librat e tyre.