LEZHA: KA NJË PREVALENCË NË RRITJE TË RASTEVE TË ASTMËS NË VEND. Ne diten boterore te astmes DSHP ka organizuar nje aktivitet informues dhe sensibilizues ne lidhje me alergjite e ndryshme dhe astmen. Alergologu Egir Lezha tregoi se vitet e fundit ka nje rritje te rasteve me astma.

Nga ana tjeter tregoi se informacioni eshte lehtesisht i gjetshem por komuniteti nuk ka shume informacion. Dita Botërore e Astmës kujtohet te martën e parë të muajit Maj nga Inisiativa globale për Astmën dhe OBSH, për të rritur ndërgjegjësimin dhe kujdesin ndaj astmës kudo në botë. Sipas OBSH 250 milion njerëz të moshave të ndryshme ne bote vuajnë nga astma. Në Shqipëri rezulton se 30-40 për qind e shqiptarëve janë evidentuar me sëmundje alergjike, ndërsa 3 për qind e popullsisë janë të sëmurë me astmë, dhe 4 për qind e fëmijëve vuajnë po këtë sëmundje.

Artikulli paraprakSHKODËR, ASGJËSOHET KANABIS, 1 PERSONA NË PRANGA
Artikulli tjetërZBARDHET LISTA E PLOTË E KËSHILLTARËVE TË PD