2 prilli shënon ditën botërore te autizmit. Ne kuadër te kësaj dite Nisma Vullnetare Studentore në bashkëpunim me Shoqatën Rreze Shprese dhe Junior Club ka organizuar një aktivitet sensibilizues ku me pankarta ne duar kane marshuar për gjate gjithë pedonales se qytetit.

Nepermjet ketij marshimi nen sloganin “Autizmi Flet” synohej rritja e ndërgjegjësimit te qytetareve rreth ketij çrregullimi neurobiologjik dhe solidarizimit me te gjithe personat qe vuajne nga autizmi duke i cilesuar ata si te barabarte me te gjithë ne. Ndërkohe aktiviteti u shoqerua me lojëra animacione me fëmijët me autizëm dhe shpërndarjen e fletëpalosjeve informuese per qytetaret. Mesazhi me domethenes ne kete dite percillet nga vete personat qe vuajnë nga autizmi . Autizmi prek 1 ne 150 njerëz ne bote, nisur nga ky realitet shqetesues OKB ka shpallur 2 prillin si diten boterore te autizmit me qellim rritjen e ndergjegjesimit te popullates rreth ketij çrregullimi neurobiologjik te trurit. Alarmi i autizmit tek femijet po rritet edhe ne Shqiperi prandaj prinderit duhet te ndergjegjesohen ne mase per njohjen e simptomave te autizmit apo edhe te çrregullimeve te tjera te ketij lloji ne menyre qe per femijet e tyre te kete nje trajtim sa me te hershem dhe te frytshem .

Artikulli paraprakE GJITHE PD NË SHKODËR, PËRKUJTOHET 25 VJETORI I 2 PRILLIT
Artikulli tjetërBASHA NGA SHKODRA, AKUZA DYSHES RAMA – META NGA SIMBOLI I DEMOKRACISË