Në ditën botërore të personave me çrregullime të spektrit autik, Partia Demokratike nënvizon domosdoshmërinë e hartimit të një legjislacioni specifik dhe strategjie për ta. Nënkryetarja Oriola Pampuri tha se personat autikë në vendin tonë po përballen me stigmatizim e diskriminim në shoqëri.

‘Duke njohur vështirësitë e personave me çregullim autik në Shqipëri, që ende vazhdojnë të përballen me forma të stigmatizimit apo diskriminimit në shoqëri, institucionet publike, arsimore, shëndetësore, dhe në tregun e punës, për shkak të mosnjohjes së plotë apo të kufizuar duke përfshirë: diagnozën e vonuar ose të gabuar; mungesa e mbështetjes pas diagnozës; vështirësi në aksesin në arsim, shërbime sociale dhe shëndetësore; tranzicione të vështira nga fëmijëria në moshën madhore; kufizime për marrjen dhe qëndrimin në punë; shëndet i dobët mendor dhe praktika të papërshtatshme (siç është vendosja dhe trajtimi i pavullnetshëm në reparte psikiatrike); dhe problemet gjatë ndërveprimit me organet e zbatimit të ligjit dhe sistemin e drejtësisë.

Nëpërmjet kësaj resolute kërkojmë miratimin e një legjislacionin specifik për personat me çrregullime të autizmit, si dhe strategjitë kombëtare të autizmit dhe planet e veprimit që janë në përputhje me Konventës e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KPAK);’ Pampuri shton se duke njohur vështirësitë që hasin personat me spektrin autik në Shqipëri, lidhur me stigmatizimin e tyre apo diskriminimin dhe nga ana tjetër ngarkesat që hasin familjet e këtyre personave, propozon miratimin e një legjislacioni specifik.

‘Miratimin e një legjislacionin specifik për personat në spektrin e autizmin, si dhe strategjitë kombëtare të autizmit dhe planet e veprimit që janë në përputhje me Konventës e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KPAK);

Miratimin e moduli trajnues detyrues për zbatim me profesionistët që ndërveprojnë me fëmijët me autizëm dhe familjarët e tyre, përfshirë, punonjësit socialë, mësuesit, profesionistë mjekësorë, oficerë policie, profesionistë ligjorë, etj; Mbështetje në vazhdimësi përgjatë gjithë jetës të personave me autizëm, e një veçanti përgjatë fazës së zhvillimit nga fëmijë në moshë madhore; Mbështetje për aftësimin profesional sipas nevojave të personave me autizëm dhe integrimi në tregun e punës nëpërmjet programeve dhe politikave të nxitjes së punësimit;’

Artikulli paraprakGAZMENT BARDHI I PËRGJIGJET OLSI RAMËS PAS PARALAJMËRIMIT PËR PADI
Artikulli tjetër15-VJETORI I VENDIT NË NATO, RAMA FALËNDERON BLINKEN PËR URIMIN