14 qershori shënon ditën botërore të dhurimit të gjakut. Në kuadër të kësaj dite, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor dhe Spitali Rajonal Shkodër organizuan një seancë vullnetare të dhurimit të gjakut. Leze Kapaj, inferemiere në spitalin e Shkodrës bën të ditur se dhurimet e gjakut kryesisht bëhen nga familjarët e pacientëve të sëmurë por edhe rastet vullnetare. Mesatarisht bëhen rreth 500 dhurime në vit

Nevojat për dhurimin e gjakut janë më të larta gjatë verës, për shkak edhe të aksidenteve të shumta. Ndërkohë që specialistët tregojnë se grupi më I vështirë për t’u gjetur është zero negativ. Gjatë gjithë vitit organizohen seancë të ndryshme të dhurimit të gjakut, të cilat I vijnë në ndihmë jo vetëm pacientëve nag talasemia, por edhe personave që vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe furnizimi me gjak është thelbësor për jetën e tyre

Artikulli paraprak‘LIRI, PAVARËSI, DEMOKRACI’, OSMANI NIS FJALIMIN HISTORIK NË PE ME FJALËT E HEROIT IBRAHIM RUGOVA
Artikulli tjetërGRUPI LEZHJAN PËRFAQËSON SHQIPËRINË NË PALERMO