Nga viti në vit vihet re një rritje e numrit të personave të diagnostikuar me diabet. Mjekja endokrinologe në spitalin rajonal të Shkodrës Lindita Mlloja bën të ditur se mesatarisht çdo ditë shfaqen 10 raste të reja të diabetit, kryesisht tek moshat e reja.

Mjekja shton se ka patur një rritje të rasteve edhe tek personat që shfaqin probleme te glicemisë.

Ajo jep edhe disa këshilla se si qytetarët mund të ruajnë shëndetin e tyre.

14 nëntori shënon ditën botërore të diabetit. Në kuadër të kësaj dite, në qytetin e Shkodrës janë organizuar aktivitete të shumta sensibilizuese

 

Artikulli paraprakSHKODËR,DEPARTAMENTI I INFERMIERISË LEKSION PËR DIABETIN
Artikulli tjetërDUKAGJIN, SHPËRTHIM NË LOKALIN E SHTETASIT GJIN GURI