Në kuadër të ditës botërore të drejtesisë sociale Projekti “Shpresa” në Shkodër organizoi një aktivitet sensibilizues mbi drejtësinë sociale për personat me aftësi ndryshe. Psikologia Suela Ndoja thekson se duhet bashkëpunimin i të gjithëve për të rritur vemendjen ndaj kesaj kategorie.
E rëndësishme për personat me aftësi ndryshe është përfshirja në shoqëri në mënyrë që të ndihen të barabartë dhe kjo është një e drejtë e të gjithëve shprehet psikologia Ndoja.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe drejtorja e zyrës së Punës Shkodër dhe përfaqësuesit e zyrës së komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi.