Në kuadër të “Ditës botërore të familjes” bashkia Shkodër në vazhdën e aktiviteteve të ndryshme, ka organizuar një takim informues me komunitetin rom dhe egjiptjan me temë “Martesa në moshë të re”.

Gjatë këtij takimi, ku u fol për martesat në moshë minorene dhe pasojat që ka në vazhdim. Aktiviteteti në këtë ditë, kishte për qëllim promovimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për shërbimet sociale. Ndërkohë, bashkia Shkodër ka të planifikuara një sërë aktivitetesh që do të realizohen deri në 20 maj, duke ju dedikuar tërësisht “Ditës botërore të familjes” .

Artikulli paraprakRAMA NË RAZËM, GARANTON INVESTIME
Artikulli tjetër“FAMILJA SIMBOL I NJERËZIMIT”