Myftinia Shkodër organizoi një aktivitet në ditën botërore të Hixhabit, mbulesa e vajzave dhe grave muslimane. “Hixhabi, rroba e devotshmërisë është më e mirë” ishte tema e bashkëbisedimit mes besimtareve muslimane. Teologia Jetmira Plaku shprehet se mbulimi i vajzave dhe grave muslimane me Hixhab është një urdhëresë e Zotit dhe profetit Muhamed.

Mbulesa për gratë muslimane sipas teologes Plaku i mban larg ngacmimeve në rrugë.
Teologia Zamira Bushati risolli në kujtesë momentin e 30 viteve më parë kur vendosi Hixhabin ndërsa sociologia Arjeta Pelinku tha se pavarësisht sfidave në shoqëri ia ka dalë që të jetë e plotësuar.

Gjatë takimit në ditën botërore të Hixhabit vajzat dhe gratë muslimane të Shkodrës e kthyen në një bashkëbisedim duke treguar historitë e tyre dhe duke qenë një frymëzim për vajzat e reja që dëshirojnë të mbulohen me Hixhab.

 

Artikulli paraprakPD E KËRKON NË INTERPELANCË, RAMA I’U LË SPIROPALIN PËR T’U PËRGJIGJUR. NIKOLLA NDËRPRET SEANCËN 10 MINUTA
Artikulli tjetërFLUKS PACIENTËSH NË PEDIATRINË E LEZHËS