Në kuadër të 4 Tetorit, ditës botërore të kafshëve, Bashkia Shkodër ka hapur dyer në një panair të kafshëve të cilët janë pjesë e strehëzës. Aty të rinjtë por edhe vullnetarë të cilët janë të angazhuar pranë strehëzës kanë marrë informacion për të gjitha proceset që kryhen pranë strehëzës së qenve endacakt të bashkisë Shkodër si dhe me procesin e mikroçipimit, proces i cili po kryhet për herë të parë në Shqipëri në bashkinë Shkodër. Drejtori Bujqësisë pranë bashkisë Shkodër, Sokol Malaj në ka sqaruar edhe simbolikën e kësaj dite dhe mesazhet që percillen.
Ndërkohë në Shkodër ka nisur adpotimi i kafshëve endacake që gjenden pranë strehëzës.
Nga ana tjetër, drejtori Malaj ka bërë edhe apel ndaj të gjithë banorëve të Shkodrës që të mos të braktisin kafshët.
Dita Botërore e Kafshëve shënohet çdo vit më 4 tetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me përmirësimin e standardeve të mirëqenies së kafshëve në të gjithë globin.