Në ditën botërore të librit dhe në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, Biblioteka e Universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe Biblioteka “Marin Barleti” organizuan këtë të Hënë aktivitetin e titulluar “Skenderbeu në veprat e autorëve shqiptarë e të huaj”.

Në këtë konferencë kulturore-shkencore referuan drejtori I bibliotekës “Marin Barleti” Gjovalin Cuni si dhe profesor. doktor Ledri Kurti të cilët bënë një paraqitje panoramike të veprave të Skenderbeut në fondin e librit të rrallë

Drejtoresha e Bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” Alida Luka shprehet mbi rëndësinë e këtij aktiviteti

Në kuadër të këtij aktiviteti mes 2 bibliotekave të Shkodrës është celur ekspozita e librit me titull “ Pasuri arkivore rreth veprave te shkruara mbi Skenderbeun” .

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për të gjithë të interesuarit duken nisur nga data 23 Prill deri me 27 prill

 

Artikulli paraprakVËMENDJA DHE INTERESI PËR LIBRIN
Artikulli tjetërBOKSIERIA SHKODRANE MEDALJE NË KAMPIONATIN EUROPIAN