Drejtoria rajonale e zonave të mbrojtura në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare në Zogaj kanë zhvilluar një aktivitet sensibilizues dhe ndërgjegjësues në ditën botërore të ligatinave ose siç njihet ndryshe dita e tokave të lagura.
Specialisti Broja shprehet se në mesin e muajit janar të këtij viti ka përfunduar censusi në zonat e mbrojtura dhe thotë se numri i shpendëve është rritur por kjo nuk është e mjaftueshme për të rekuperuar dëmin 25 vjeçar. Pjesë e aktivitetit për ditën e ligatinave në Zogaj u bënë edhe nxënësit e kësaj shkolle. Nxënësit e shkollës në Zogaj kishin përgatitur një ekspozitë me disa punime me shpendët malor por edhe disa ushqime që janë shpërndarë në atë zonë në mbrojtje të natyrës.