Ligatinat dhe turizmi është motoja në Ditën Botërore të Ligatinave.

Kjo ditë festohet në të gjithë botën në kujtesë të adaptimit të Konventës së Ligatinave në 2 shkurt 1971 në qytetin Ramsar të Iranit. Edhe Shqipëria bën pjësë në këtë Konventë me zonën e Karavastasë, Butrintin, Liqenin e Shkodrës, Lumin Buna dhe Velipoja. Ato zënë rreth 3,2% të territorit të vendit dhe strehojnë më shumë se 70% të vertebrorëve që përbëjnë një thesar të biodiversitetit në Shqipëri. Por sipas Ministrisë së Mjedisit, ligatinat në vendin tonë rrezikohen nga vetë dora e njeriut. Shumica e turizmit në Shqipëri është e lidhur ngushtë me këto toka që lagen nga uji. Ndaj është shumë e rëndësishmë edhe vemëndja që duhet t’i kushtohet si nga pushteti qendror dhe ai lokal, jo vetëm për ti mbrojtur nga shkatërrimi dhe ndotja, por edhe për të përqendruar investimet për zhvillimin e turizmit.

Artikulli paraprakARRESTOHET 27-VJEÇARI I DËNUAR NË ITALI PËR PJESËMARRJE NË ORGANIZATË KRIMINALE
Artikulli tjetërSHPËRTHEN LU: KRYEPROKURORI LLALLA KUNDËR REFORMËS NË DREJTËSI