Prej 3 vitesh stafet mjeksore në të gjithë botën po përballen me Covid 19. Një sfidë e cila ka qënë ndër më të vështirat për bluzat e bardha. Në ditën botërore të mjekut Nevila Tabaku presidente e “Urdhërit të Mjekut” në Shkodër tregon më shumë për vështirësitë me të cilat janë përballur gjatë këtyre viteve mjekët në Shkodër.
Mjekja Tabaku thekson se është dashur të shfaqet pandemia e Covid 19 që shoqëria të dijë vlerën e bluzave të bardha.
Mjekja ka një falenderim për punën e palodhur të të gjithë stafit mjekesor.
30 marsi shënon ditën botërore të mjekut. Një ditë e cila ka si qëllim vlerësimin e punës së bluzave të bardha.