Drejtoria rajonale e Shëndetit publik ne bashkëpunim me shoqatën Malteser organizuan nje aktivitet sensibilizues me banoret e fshatin Gur i Zi mbi dhënien e ndihmës se shpejte.Organizime te tilla bëhen me rastin e ditës botërore te kësaj ndihme ndërsa i pranishëm ishte edhe drejtori I shendetit publik Arber Meti i cili ne fjalën e tij vuri theksin tek binomi i bashkëpunimit institucion-komunitet.

Situatat e simuluara gjatë ditës së sotme, të cilat janë dukur si reale, kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve duke provuar kështu edhe sensibilizimin e tyre ndaj aksidenteve apo ndaj situatave kur një personi mund t’i nevojitet ndihma e parë. Qellimi i vendosjes se kesaj dite eshte sensibilizimi i komunitetit per rendesine qe ka dhenia e ndihmes se shpejte ne cdo rrethane e situate qe ajo kerkohet.Ne jo pak raste shume persona nuk jane ne gjendje te afrojne nje sherbim urgjent, te veprojne me korrektese dhe per pasoje kemi jo pak humbje jete, apo rendime te shendetitte semureve e te lenduarve.

Artikulli paraprakAZILI, ZGJIDHJA E GRAVE TË DHUNUARA
Artikulli tjetërRAMA: LE TA MARRIN VESH TË GJITHË KUSH ËSHTË KOKA E DROGËS