Kjo e hënë e 8 prillit shënon ditën botërore të romëve.

Në qendrën komunitare Multifunksionale “për familjen” në qytetin e Shkodrës u organizua një aktivitet kulturor me mesazhin “Mos dhuro para, dhuro kujdes!”.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila deklaroi se falë projekteve të Bashksië Shkodër, komuniteti rom është përfshirë me ritme të shpejta në shoqëri.

Përveç intepretimeve të fëmijëve, pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe ekspozita e punëve me dorë të grave dhe fëmijëve që janë pjesë e qendrës komunitare “Për familjen”.

Në kuadër të ditës botërore të romëve, Bashkia Shkodër do të organizojë një sërë aktivitetesh gjatë ditëve në vazhdim.

Artikulli paraprakSHKODËR, NUK ZHVILLOHEN DY DËGJESA PUBLIKE
Artikulli tjetërSHKODËR, GRATË KËSHILLTARE: TË RESPEKTOHEN TË DREJTAT