Kjo e martë shënon ditën botërore të kujdesit ndaj shëndetit mendor, ku në Shkodër u organizuan disa aktivitete. Mjeku neuropsikiatër Gjon Preçi, në këtë ditë tërhoqi vëmendjen e institucioneve për më shumë vëmendje ndaj personave të sëmurë gjatë gjithë vitit, pasi situata po bëhet e vështirë çdo ditë e më shumë.

Rreth 40 persona në ditë marrin shërbim në qendrën e shëndetit mendor, ndërsa mjeku Preçi shtoi se problem mbetet braktisja e personave të sëmurë nga familjarët.

Vëmedja e institucioneve duhet shtuar kryesisht në zonat rurale, ku mungojnë qendrat e shëndetit mendor. Ndërsa pjesë e aktivitetit sensibilizues ishin edhe një panair ku u ekspozuan punime të punuara nga fëmijët me aftësi të veçanta.

Artikulli paraprakVLLAZNIA NË KRIZË, VETËM DY FITORE NË 8-JAVË
Artikulli tjetërXHAVID PËLLUMBI, ADMINISTRATOR I RI I NJESISË BËRDICË